Asistenca, kohezioni dhe kufinjtë e rinj të Evropës - Një thirrje për reforma në politika

3 November 2002
Përmbledhje

Meqenëse periudha e rindërtimit dhe stabilizimit po i afrohet fundit, Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë në hije të një zhvendosjeje sociale dhe ekonomike e cila rrezikon disa nga interesat më të rëndësishme të Bashkësisë Evropiane në këtë rajon strategjik. Kriza ka filluar të shfaqet me zvogëlimin e asistencës evropiane ekzistuese dhe ndërkohë që vendet e rajonit e shohin veten të përjashtuar nga procesi për zgjerimin e Evropës. Nëse rajoni nuk bëhet një ishull jostabiliteti brenda projektit evropian, instrumentet ekzistuese të politikës evropiane duhet të evoluojnë apo zhvillohen në përkushtim të sinqertë dhe afatgjatë për të trajtuar problemet kronike ekonomike dhe sociale të rajonit. Bashkësia Evropiane duhet t'u dërgojë një sinjal të fortë vendeve të Ballkanit Perëndimor se premtimi për evropianizim nuk është një iluzion.

Samiti Zagreb II i Bashkësisë Evropiane i planifikuar për në qershor të vitit 2003 nën kryesinë e Greqisë është mundësia ideale për të dërguar një sinjal të tillë si dhe duhet të shënojë një pikë kthese në marrëdhëniet ndërmjet Bashkësisë Evropiane dhe Ballkanit Perëndimor:

  • Bashkësia Evropiane duhet të deklarojë qartë se përkushtimi i saj në kohezionin social dhe ekonomik në të gjitëh Evropën përfshin Ballkanin Perëndimor dhe se është e përgatitur t'i ndihmojë këtyre shoqërive që të mbajnë lidhje me shtetet e reja anëtare pas vitit 2004.
  • Procesi i Stabilizim Asociimit duhet të zgjidhet në një mënyrë të atillë që të përfshijë politikat ekonomike kohezive. Një përkushtim i tille do të kërkonte përpjekje shtesë si nga ana e Bashkësisë ashtu dhe nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Do të duhej një reformë instrumentesh dhe metodologjish ndihmëse. Do të përfshinte një rishpërndarje të mjeteve ekzistuese financiare dhe burimeve njerëzore.
  • Çdo ndihmë në të ardhmen në Ballkanin Perëndimor duhet të jepet në përputhje me parimet e zhvillimit që motivojnë fondet strukturore të Bashkësisë Evropiane: bashkëfinancimi vendas, partneriteti i institucionalizuar ndërmjet Komitetit Evropian, autoriteteve nacionale dhe nën-nacionale si dhe pragramimit efektiv shumëvjeçar të përpjekjeve për zhvillim. Këto parime duhet të zbatohen në mënyrë unike në të gjithë rajonin duke filluar nga viti 2004 dhe në vazhdim drejt një asistence në rritje nga ana e Bashkësisë Evropiane. Këto parime duhet të çlidhen nga progresi i vendeve të caktuara drejt marrjes së mundshme të drejtimit.
  • Në terma financiare, Bashkësia duhet të përkushtohet që asistenca totale ndaj Ballkanit Perëndimor nuk do të bjerë me konsolidimin e stabilitetit politik dhe fudin e suksesshëm të procesit të rindërtimit. Mbështetja apo asistenca ndaj Ballkanit Perëndimor duhet të mbahet në nivelet e viteve 2000 ose 2001 (rreth 900 milion € në vit). Për këtë ekzistojnë dy burime: Paratë nga CARDS (kohëve të fundit mendohet që të arrijnë shumën prej 700 milion € në vitin 2003 dhe 500 milion € në vitet 2005/6); dhe duke filluar nga viti 2004 diku te 400 milion € në vit nga shuma prej 3 miliardë € ndaj vendeve kandidate si të ardhura përpara marrjes së drejtimit, e cila mund të vihet në dispozicion me anëtarësimin e plotë të kandidatëve të tanishëm.
  • Për ta arritur këtë, Bashkësia Evropiane do të duhej të rimendonte mjetet e veta institucioanle ekzistuese. Shtetet apo vendet Ballkanit Perëndimor mund të futen nën përgjegjësinë e një Drejtorie për Zgjerim të pas vitit 2004. Pas vitit 2004, Agjencia Evropiane për Zhvillim mund të transformohet në një Agjenci Evropiane për Zhvillim, me një mandat të ndryshëm duke u zgjeruar drejt të gjitha vendeve në rajon. Pakti i Stabilitetit mund të bëhet një Pakt Punësimi dhe Kohezioni. Shtyllës së Bashkësisë Evropiane të UNMIK-ut në Kosovë si dhe Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të Bosnjës mund t'u jepen role të ndryshme. Në mënyrë alternative, Bashkësia mund t'i çojë inciativa të pas-konfliktit drejt fundit, duke proklamuar suksesin e tyre me futjen e rajonit në kategorinë ae kanditatëve përpara marrjes së drejtimit.
Rreth Fushatës Ballkani Perëndimor 2004

Konceptet pas këtij dokumenti i janë paraqitur së pari Bordit Këshillues të ESI-t dhe Lessons Learned and Analysis Unit në Bruksel në muajin tetor të vitit 2002. Ky bord përbëhet nga Martti Ahtisaari, Peter Arbenz, Andy Bearpark, Carl Bildt, Jakub Finci, Gary Mattheës, Alain Le Roi, Erik Pierre dhe Alex Rondos.

Një version më i hershëm i këtij dokumenti është paraqitur në konferencën në Ëilton Park Një Lëvizje e re Evropiane? Që lidh Evropën juglindore me BE-në, e organizuar bashkarisht nga ana e Wilton Park dhe ESI-t dhe mbajtur në Wilton Park nga data 14-16 tetor 2002. Ky version përfundimtar është përgatitur nga ana e ESI-it me qëllim që të sjellë ide të reja në politikën ballkanase me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkësisë Evropiane për Politikën e Jashtme, Javier Solana, me datë 5 nëntor 2002 në Bruksel.

Në rast se keni pyetje apo dëshironi të dini më shumë rreth këtyre propozimeve dhe fushatës Ballkani Perëndimor 2004, ju lutem kontaktoni Zyrën në Berlin të ESI-t, berlin@esiweb.org, tel: 00 49 30 53214455 ose Drejtorin e ESI-t dhe të LLA-së, Gerald Knaus (00 49 173 6197797).

Hyrje

Strategjitë ekzistuese të Bashkësisë Evropiane dhe vendeve të tyre anëtare janë inadekuate ose të papërshtatshme për t'u marrë me sfidat e reja të cilat tani po hyjnë në Ballkanin Perëndimor.

Instrumentet e politikës së tanishme janë ndërtuar rreth qëllimit për rindërtim dhe stabilizim të pas-luftës. Ato kanë ndihmuar në shtytjen që i është dhënë kërcënimit nga konfliktet etnike ndaj mjedisit, duke e bërë rajonin një vend shumë më shumë premtues se sa ishte pesë vjet më përpara. Megjithatë, këto instrumente nuk përfshihen në mënyrë efektive me shkaqet e theksuara të destabilitetit. Rreziku nuk është më urrejtja etnike, ekstremizmi nacionalist apo konflikti ushtarak, por kriza e re e zhvendosjes ekonomike dhe sociale. Kjo rrezikon disa nga interesat më të rëndësishme të Bashkësisë Evropiane në rajon: qeveri efektive në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, stabilitet apo qëndrueshmëri dhe paqe ndëretnike në RFJ të Maqedonisë, reforma politike dhe sociale si dhe forcimin e ekzistencës së shteti ligjor në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ekzistojnë tre dinamika të cilat po konvergjohen në "krizën e vitit 2004". E para është ndryshimi i paevitueshëm por i dhimbshëm i kërkuar në jetën ekonomike dhe politike të Bosnjës dhe Kosovës gjatë përshtatjes së tyre drejt një të ardhmeje pa asistencë apo ndihmë në rindërtim. E dyta është krizë punësimi gjithmonë e më e thellë në të gjithë rajonin, duke u bërë e dukshme që tranzicioni ekonomik ka sjellë apo shkaktuar kolapsin apo rënien e industrive socialiste, me vetëm një përgjigje të dobët nga ana e sektorit të ri privat. E treta është pakënaqësia në rritje e qytetarëve ndaj proceseve demokratike të cilat nuk i përgjigjen shqetësimeve të tyre si dhe nuk janë në gjendje të ndalojnë apo kthejnë rënien sociale dhe ekonomike.

Rreziku për destabilitet të mëtejshëm në Ballkanin Perëndimor është një shqetësim i madh i Bashkësisë Evropiane. Sot, institucionet evropiane dhe vendet anëtare janë të përfshira në rajon në një mënyrë më intensive se kurrë ndonjëherë. Deri tani ata janë donatorët më të mëdhenj. Ata ofrojnë brumin e paqeruajtësve në Bosnjë, Kosovë dhe Maqedoni si dhe po vendosin një mision të ri policor në Bosnjë. Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë si dhe ndërmjetësi ndërkombëtar drejtues në Maqedoni janë që të dy të Dërguar Specialë të BE-së dhe ekonomia e Kosovës është nën kujdestarinë Shtyllës së BE-së së UNMIK-ut. Përmes Procesit të Stabilizimit dhe Asociimit, Bashkësia u ka premtuar të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor që ato janë kandidatë "të mundshëm" për anëtarësim. Me zbehjen e prezencës apo përfshirjes së Shteteve të Bashkuara, Ballkani Perëndimor është bërë vendi testues për një vizion evropian specifik në shpërndarjen e stabilitetit dhe prosperiteti përtej kufinjve të saj.

Në samitin e Zagrebit në nëntor të vitit 2000, Bashkësia Evropiane u ofroi vendeve të Ballkanit Perëndimor vizionin e një "destinacioni evropian" të zakonshëm. Retorika e "evropianizimit" motivon shumë programe evropiane në rajon, që nga ndërtimi i shtetit të pas-luftës në Bosnjë dhe Kosovë në ndërmjetësimin ndëretnik në Maqedoni, në zhvillimin dhe tranzicionin ekonomik në Serbi dhe Shqipëri. Megjithatë, kështu siç është, premtimi i ofruar nga ana e Evropës ndaj rajonit është çuditërisht i dobët. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë asnjë prospekt të hershëm për hapjen zyrtare të bisedimeve me Bashkësinë Evropiane në lidhje me anëtarësimin. Ata përballen me një ndihmë në rënie shumë të madhe, pa marrë parasysh statusin e tyre zyrtar brenda Procesit të Stabilizim Asociimit. Më e rëndësishmja nga të gjitha është se ato janë të përjashtuar nga një projekt më i madh evropian në forcimin e ekonomisë dhe kohezionit social në të gjithë kontinentin.

Sfidat me të cilat përballet Ballkani Perëndimor në periudhën që po vjen nuk janë të kategorikisht të ndryshme nga ato të cilat Bashkësia Evropiane po merr në vendet e reja anëtare, apo në të vërtetë ato me të cilat ka pasur të bëjë në territorin e vet për shumë vite. Për disa dekada, Bashkësia Evropiane ka zhvilluar mjetet të cilat janë të nevojshme për të ndaluar problemet e thella sociale dhe ekonomike në rajonet e veta më pak të favorizuara. Shpirti i Bashkësisë Evropiane është përkushtimi i saj jo në tolerimin e pabarazive sociale dhe ekonomike në territorin e saj, por në përkushtimin aktiv në favor të kohezionit ekonomik dhe social. Në vazhdim të këtij synimi apo qëllimi, ajo ka mobilizuar burime më të zgjeruara dhe ka krijuar një ekspertizë të konsiderueshme, në veçanti përmes fondeve strukturore të administruara nga Komiteti Evropian.

Kriza e vitit 2004 nuk mund të mënjanohet përmes një asistence më të madhe në rindërtim. Metodologjia strukturore për fonde është hartuar saktësisht për t'u marrë me problemet e rënies industriale si dhë nënzhvillimin rural që dominojnë në ditët e sotme Ballkanin Perëndimor. Parimi i plotësueshmërisë është zhvilluar për të parandaluar shpërbërjen e strukturave apo modeleve në shpenzimet vendase, të cilat janë bërë kaq evidente apo të dukshme në Bosnjë dhe Mal të Zi. Procedurat e elaboruara për zgjedhjet e projektit janë hartuar për t'u kujdesur për kapacitetin qeverisës vendas dhe rajonal si dhe për të inkurajuar autoritetet vendase në vlerësimin e nevojave të tyre si dhe për të bërë planifikimet sipas këtyre nevojave – nevojat urgjente për zhvillim apo zhvillimore në të gjithë rajonin.

Pa një dedikim apo përkushtim serioz nga ana e Bashkësisë Evropiane në zhvillimin e një strukture të re të instrumenteve të politikës, rajoni do ta gjejë veten mjaft të izoluar nga zhvillimet që po shpalosen rreth tij, nga Sllovenia, përmes Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë dhe në jug në Greqi. Me zhvillimin e fqinjëve të tij, kapaciteti i Ballkanit Perëndimor për t'u bashkuar me projektin evropian me kalimin e kohës vetëm do të bjerë. Zgjedhja me të cilën përballet Bashkësia Evropiane është e zymtë: ose të bëhet një përkushtim serioz për të trajtuar shkaqet rrënjësore të kësaj paqëndrueshmërie, ose të vazhdohet duke shpenzuar burimet e veta në shuarjen e zjarreve të konflikteve ashtu siç krijohen në të gjithë rajonin.

Fundi i rindërtimit

Ia vlen të thuhet që vendet ku ndihma për rindërtim është dhënë më shumë – Bosnjë dhe Kosovë – janë gjithashtu vendet më të ekspozuara ndaj krizës së vitit 2004. Mobilizimi i burimeve ndërkombëtare për të kapërcyer trashëgiminë fizike të luftës ka qenë mbresëlënëse dhe në disa anë e suksesshme. Megjithatë me përfundimin e programeve për rindërtim, dinamika e fshehur dhe efektet e paqëllimshme e këtij qarkullimi të brendshëm të mbështetjes apo asistencës ndërkomëbëtare sa po kanë filluar të dalin apo nxjerrin kokë.

Një nga efektet anësore më alarmuese të programit për rindërtim në Bosnjë ka qenë shtrembërimi brutos në sistemet vendase të shpenzimeve, të cilat tani po kërcënojnë stabilitetin apo qendrueshmërinë e vetë shtetit. Banka Botërore kohët e fundit ka raportuar se shumat e shpenzimeve të sektorit publik shkojnë deri në 63 përqind të prodhimit bruto në vend (GDP) – plot 20 përqind më lartë se mesatarja rajonale. Ky shpenzim është shumë i ngarkuar në favor të pagave për punonjësit publikë dhe transferimet tek invalidëd e luftës si dhe familjet e ushtarëve të rënë në luftë. Operimet dhe mirëmbajtja – që do të thotë shpërndarja e shërbimeve tek qytetarët – po pengohet. Shpenzimet kapitale i janë lënë pothuajse tërësisht misionit ndërkombëtar dhe për këtë arsye është duke rënë në mënyrë të shpejtë bashkë me qarkullimin e ndihmës.

Këto shtrembërime janë bërë të mundura nga ndikimi i mbështetjes direkte buxhetore ndërkombëtare ndaj institucioneve dhe programeve të ndryshme publike, së bashku me efektin zëvendësues të bashkësisë ndërkombëtare duke pretenduar përgjegjësi investuese në emër në shtetit. Masa e efektit zëvendësues është shumë e madhe. Ndërmjet viteve 1996 dhe 2000, sektori publik boshnjak shpenzoi 9.2 milion $ amerikan për rroga dhe transferime, e cila është më shumë se 48 përqind e mesatares së GDP-së vjetore. Sikur kjo të ishte mbajtur në 40 përqind (përqindja mesatare e shpenzimeve totale publike në të gjithë rajonin), do të kishte bërë të mundur vënien në dispozicion për investimeve publike gjatë periudhës 5-vjeçare. edhe rreth 1.58 milion $ amerikan për fondet vendase. Kjo tregon shkallën në të cilën ndihma ndërkombëtare për rindërtim është kthyer për të ndërtuar një administratë publike e cila nuk mund të mbështetet më.

Shenjat e shqetësimit financiar po shumëfishohen në nivele të larta të qeverisë së Bosnjës, në kantone apo ndarjet administrative dhe komunat të cilat mbajnë përgjegjësinë kryesore për shpërndarjen e shërbimeve publike (arsimimin; shendetin; ajo çfarë mbetet nga ndihma apo asistenca sociale). Shumë fusha në të dy institucionet janë në mënyrë efektive pa një rrjet bazë sigurie për më të varfërit dhe më të dobëtit – të dhënat e kufizuara në dispozicion tregojnë se vetëm çereku i pjesës më të varfër ka përfituar të holla gjatë viteve të fundit. Pjesa më e madhe kantoneve apo ndarjeve administrative i kanë përfunduar programet për mbrojtjen e fëmijëve dhe nuk ka pothuajse asnjë të mirë nga papunësia. Madje edhe zonat të cilat dikur quheshin nga qeveritë entitete si esenciale apo të domosdoshme për interesat e tyre, po shkurtohen për të mbajtur rrogat e sektorit publik. Më shumë se 80 përqind e buxheteve mbrojtëse të entitetit shpërndahen për rroga, krahasuar me mesataren e NATO-s prej vetëm 40 përqind. Si rezultat i kësaj vendi po çarmatoset në mënyrë të shpejtë përmes rënies së aparatit të tij. Ndërkohë që dekapitalizimi i pajisjeve ushtarake do të ishte i mirëpritur nga shumë, dhe është shumë shqetësuese kur kjo kalon në rrjetin elektrik, infrastruktura e transportit ose sektori i ndërmarrjeve.

As ministritë financuese të këtij enti dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk kanë një ide të qartë për shkallën e krizës së situatës financiare publike e cila do të vijë gjatë dy viteve të ardhshme. Institucionet financiare ndërkombëtare kanë theksuar shumë shpesh se ata nuk kanë shifra të sakta në lidhje me atë deficitet ose borxhet e sektorit publik në nivelet më të ulëta të qeverisë si dhe në kompanitë publike. Ajo çfarë dihet është se shërbimi i borxheve të huaja do të ngjitet nga rreth 75 milion € që ka qenë në vitin 2000 në përafërsisht 120 milion € në vitin 2003, në të njëjtën kohë me reduktimin drastik të ndihmës së huaj. Banka Botërore parashikon që, edhe nën rritjen apo zhvillimin më optimist dhe plan veprimet apo skenarët e reformave, shpenzimet totale publike do të duhet të shkurtohet në një shumë të paparë ndonjëherë rreth 6.5 përqind GDP. Në rast se kjo nuk arrihet, stabiliteti makroekonomik ose mundësia për shërbimin e borxhit ndërkombëtar do të vihej në pyetje. Mbetet një pyetje e hapur çështja nëse Bosnja mund ta mbajë monedhën e saj nën marrëveshjen e bordit për monedhën – arritja më e rëndësishme ekonomike e viteve të fundit dhe një simbol i shteti të Bosnjës.

Ndihma për rindërtim ka qenë shumë e rëndësishme në ndihmën që i është dhënë Bosnjës dhe Kosovës për ta kaluar atë çka u trashëgua menjëherë pas luftës. Megjithatë ndryshimi i sjelljes dhe atë që presin marrësit e saj si dhe krijimi i një iluzioni jetëshkurtër prosperiteti është bërë dhe si një lloj droge. Gjatë vitit të ardhshëm, droga do të tërhiqet në mënyrë të shpejtë me pasoja të paparishkueshme.

Tranzicion në çfarë drejtimi?

Këshilla ekonomike evropiane e ofruar ndaj vendeve të Ballkanit gjatë viteve të fundit ka supozuar disa ngjarje: së pari, që do të kishte një ndihmë në rindërtim për të restauruar një status quo para konfliktit dhe më pas një paketë reformash ligjore dhe institucionale nën titullin "tranzicion ekonomik" do t'ia hapte rrugën një prosperiteti të ri të udhëhequr nga zhvillimet e sektorit privat. Në zemrën e agjendës së tranzicionit shtrihen politikat treshe të tregjeve të qendrueshme, privatizimi dhe eliminimi i subvencioneve të hapura ose të fshehura publike ndaj ndrëmarrjeve. Sot vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me një realitet të cilin jostabiliteti i dekadës së kaluar ka tentuar të errësojë ose turbullojë: shtrirja apo hapësira e rënies së tyre ekonomike. Shenjat janë që, në periudhën e pas privatizimit, rajoni të zhytet në një ekuilibër të ri të një fuqie të ulët dhe papunësie të lartë.

Kohëve të fundit Banka Botërore ka ofruar një përkufzim të fundit të tranzicionit. Tranzicion do të thotë vendosja e kompanive të vjetra socialiste në një nivel operues me hyrjet e reja në treg. Kur ato nuk i gëzojnë më të mirat e veçanta në formën e subvencioneve publike ose shtrëngimeve të buxhetit të butë dhe kur ndryshimet apo diferencat në prodhimtari nuk mund t'i atribuohet më historisë së kompanisë, atëherë tranzicioni është i përfunduar. Ky është një përkufizim shumë i përshtatshëm, e cila ç'dyfishon idenë e tranzicionit nga forma të tjera ndryshimesh sociale apo ekonomike. Megjithatë, kjo e bën gjithashtu të qartë faktin që nuk ka asnjë lidhje të rastësishme ndërmjet tranzicionit dhe rritjes apo zhvillimit ekonomik. Sipas përfundimit të Bankës Botërore, një fushë loje e një niveli të tillë mund të arrihet në çdo nivel zhvillimi ose të ardhura per capita.

Sipas standarteve globale, prona në Evropën Juglindore është akoma e ashpër. Në qytete dhe fshatra, mund të gjenden akoma njerëz në gjendje për të mbështetur standartet e jetesës së një dekade më përpara, veçanërisht në vende të cilat gëzojnë qarkullime të mëdha kapitali nga jashtë, si përmes dërgimit të parave apo precencës së një misioni të madh ndërkombëtar. Megjithatë, ky rreth po bëhet gjithmonë dhe më i ngushtë dhe gjithmonë e më i vështirë. Nuk është varfëria vetë ose per se e cila kërcënon stabilitetin politik, por paniku i shkaktuar nga rënia e statusit social dhe mungesa e prospekteve të qarta për të ardhmen. Me pak asistencë sociale në dispozicion, njerëzit kanë nevojë të punësohen për të mbetur sipër linjës së varfërisë. Kur konflikti ndaj burimeve të pakta – të tilla si punësimi publik – merr një ngjyrë etnike, siç ka ndodhur në Maqedoni kohëve të fundit, mund të bëhet një forcë e fuqishme shkatërruese.

Fundi i shoqërisë industriale?

Në dekadën e fundit është parë një rënie dramatike të punësimit në industritë e ndërtuara nën sistemin socialist. Ballkani perëndimor tani është i mbuluar me mbeturinat e industrive dikur krenare të cilat nuk kanë qenë në gjendje të mbijetojnë në epokën e re.

Qyteti i Zenicës në Bosnjë është i dominuar nga mbeturinat e ndryshkura të artikujve të shumtë prej çeliku, të cilat kanë siguruar shkakun apo arsyen historike për zhvillimin e vetë qytetit. Kapitali i përfituar nga materialet apo artikujt prej çeliku ka financuar ndërtimin e rreth 8,000 apartamenteve si dhe u ka siguruar punëtorëve një infrastrukturë të tërë sociale – klube sociale dhe sportive, arsimimi si dhe ambiente për pushime. Krahu tregtues i këtyre artikujve prej çeliku, pronari i ndërtesës më të lartë në qytet, dikur ka qenë i përfshirë në marrëdhënie tregtare komplekse në të gjithë botën. Tani i nxjerre të ardhurat e saj duke i dhënë zyra e ndërtesës me qera si dhe duke importuar artikuj kozmetikë dhe tekstile nga vendet fqinjë. Artikujt e çelikut çalojnë së bashku me vetëm një çerek nga krahu i punës i kohës përpara luftës që gjendet akoma nëpër regjistra dhe vetëm shumë pak prej tyre paguhen akoma.

Tregime apo histori në ngjashme po shpalosen përmes zonave industriale të ish-Jugosllavisë, nga Smedereva (Serbi) deri në Pejë (Kosovë), nga Tuzla (Bosnjë) në Kërcovë (Maqedoni). Në Maqedoni, nga 1,688 ish ndërmarrje shoqërore, vetëm 85 janë shitur ose likuiduar. Niveli i interesit nga investuesit e huaj ose madje edhe vendas ka qenë krejtësisht i kufizuar. Shumë kompani janë shitur përmes një procesi privatizimi të brendshëm, me aksione të cilat i janë shpërndarë punëtorëve në vend të rrogave të papaguar, ose drejtuesve me çmime mjaft të ulura të cilat mund të paguhen për një kohë disa vjeçare. Pronarët e rinj të mënyrë të parashikueshme janë përpjekur të mbrojnë pozicionet e tyre duke i rezistuar ristrukturimit të kompanive. Edhe në rast së është kështu, punësimi industrial pothuajse ka rënë në më shumë se gjysmën dhe humbjet e mëtejshme të vendeve të punës janë të paevitueshme.

Eksperienca e Serbisë-Malit të Zi gjatë vitve 1990 ka qenë një nga rëniet më të pamëshirshme ekonomike. Michael Palairet ka bërë përmbledhjen e pasojave ekonomike të epokës apo kohës së Milosheviqit:

"Kapitali në virtualisht të gjithë sektorët ka shteruar vit pas viti, duke u bërë gjithmonë e më shumë i papërdorshëm ndërsa teknologjisë industriale i ra efektshmëria. Rënia kryesore në aktivitetin ekonomik ka qenë drejt bujqësisë, e cila është zhvendosur nga gjërat e gjalla drejt prodhimit të të korrave, drejt teknologjive të ulëta dhe teknikave në bujqësi/blegtori dhe larg prodhimit të tregut drejt mjeteve të jetesës. Aktiviteti ekonomik ka kaluar nga shërbimet industriale dhe komerciale dhe brenda industrisë larg nga sektorët e drejtuar nga teknologjia në inxhinieri dhe sendet e qëndrueshme të konsumatorëve drejt mallrave për një përdorim si dhe aktivitet ekstraaktiv ... Kthimi në nivele zhvillimi nën zero do të jetë i kushtueshëm për t'u kthyer pasi rezervuari i pasurive joaktive si dhe aftësive njerëzore pak e nga pak janë zhdukur."

Në Republikën Serbe në Bosnjë-Hercegovinë, kjo histori është edhe më e dëshpëruar. Nga 66 kompani të mëdha (p.sh. ato të cilat kanë hyrë në procesin e privatizimit me më shumë se 400 punonjës), jo më shumë se 5 u janë shitur investuesve seriozë, si ndërkombëtarë ashtu dhe vendas. Pjesa tjetër ose ka qenë e pamundur të shiten, ose ka kaluar përmes një procesi privatizimi me dorëzani i cili nuk ka tërhequr as drejtim të ri dhe as kapital të freskët. Pamvarësisht nga kushtëzimet e vazhdueshme të buxhetit të butë në formën e borxheve apo huave të riprogramuara si dhe mos mbledhja e taksave si dhe faturave të shërbimeve, kompanitë janë bërë aq ilikuide saqë nuk janë më në gjendje që të blejnë inpute, dhe si rezultat kemi rënie prodhimi.

Në të gjithë rajonin, është e zakonshme të dëgjosh drejtues të ndërmarrjes si dhe politikanë vendas e përshkruajnë procesin e privatizimit si "katastrofikisht të ngadalshme". Në realitet, tranzicioni ekonomik është e ardhmja e cila tashmë ka ndodhur. Për pjesën më të madhe të kompanive industriale të rajonit, të privatizuara ose jo, e vetmja rrugë përpara është falimentimi, të cilat të paktën do të linin të lira pasuritë e tyre për përdorim nga ana e sektorit privat. Megjithatë, në rajon, pak kompani po likuidohen. Në ambentin politik i cili është rezultat i krizës së përgjithshme të papunësisë, është shumë e vështirë me të vërtetë për politikanët vendas të konfrontojnë apo përballojnë elektoratin e tyre me lajmet që ekonomia e vjetër nuk do të kthehet. Ajo çfarë rrezikohet nuk është thjesht punësimi në këtë apo atë sektor të ekonomisë, por modeli i një shoqërie moderne industriale.

Një sektor privat vibrant?

Një sektor i ri privat po shfaqet në Ballkanin Perëndimor, por është kryesisht në shkallë të vogël, projekte me intensitet kapital të ulët në tregti dhe ndërtim. Pjesa më e madhe e bizneseve më të reja private bazohen rreth familjes si njësia kryesore e biznesit, forma dominuese e ekonomisë urbane është dyqani tek qoshja dhe tregtarët janë në të njëjtën kohë bankierët dhe siguruesit e vetvetes.

Shumë vëzhgues të huaj janë impresionuar nga shpejtësia me të cilën sektori i ri privat është shfaqur në Kosovë pas konfliktit të vitit 1999. Por në shumë aspekte ky ishte një kthim në sektorin privat të së shkuarës, i cili kishte rrënjë në kohët parasocialiste, vazhdoi gjatë epokës së Jugosllavisë si mala privreda (biznes i vogël) dhe u zgjeruar shumë në fillim të viteve 1990, për të ndenjur në amulli nga viti 1995 dhe në vazhdim. Në Kosovën e pasluftës, është vlerësuar që 444 milion € janë shpenzuar në vitet 1999/2000 për riparimin e shtëpive, ndërtesa publike dhe infrastrukturë, me 21 përqind të materialeve të blera në vend. Megjithatë, gjallërimet e ndërtimit pas konfliktit janë jetëshkurtër. Nga viti 2001, shpenzimet në sektorin e ndërtimit në Kosovë është ulur në vetëm 40 percent nga ajo e larta e vitit 2000 dhe këtë vit pritet të mbërrijë në vetëm 13 përqind. Disa ndërmarrës vendas kanë qenë në gjendje të krijojnë mirëqënie të shpejtë si importues. Megjithatë, ka pasur pak zhvillim në strukturat afatgjate të biznesit. Përveç materialeve për ndërtim dhe një sektori të vogël të përpunimit të ushqimit, nuk ka shumë prodhim.

Disa nga kufizimet kryesore në zhvillimin e sektorit privat është se rajoni është lënë në harresë – nuk ka as një mjedis me kosto të ulët sipas standarteve apo normave ndërkombëtare, dhe as teknologjinë moderne për të rritur prodhimin dhe për t'i dhënë mundësi të konkurojë në tregun evropian. Një shqyrtim i kohëve të fundit i sektorit të tekstilit në Bosnjë nxorri në pah se "vetëm ato kompani që kanë mundësi për investim të pandërprerë si në produktet të thjeshta ashtu dhe novatore do të kenë një pjesë të tregut ndërkombëtar. Artikujt për përdorim të gjerë mund të blihen nga ekonomi me kosto të ulët në Azinë Juglindore me çmime që prodhuesit e tekstilit me bazë në Bosnjë Hercegovinë nuk shpresojnë kurrë që krahasohen." Në rast se zgjedhja ndërmjet investimeve të reja kryesore në teknologjinë prodhuese dhe duke i lejuar standartet apo normat e jetesës që të ulen edhe më shumë, duke e bërë krahun e punës më pak të shtrenjtë, rajoni duket se po drejtohet për pakujdesi drejt fundit. Për të ardhmen e parashikueshme, fitimet nga prodhimtaria në sektorët kyçë në Maqedoni, Serbi ose Bosnjë do të vijnë nga reduktimet në punë (në tekstil, minierë, shitje me pakicë, bujqësi komerciale).

Kriza industriale është po kaq serioze edhe në Shqipëri. Një raport i kohëve të fundit nga ana e Komisionit Evropian thekson se sektori industrial është i dobët dhe kontributi ekzistues ndaj rritjes së GDP-së së përgjithshme i kufizuar. "Industritë janë shpesh të papërdorshme, jo të vlefshme dhe në pamundësi për të konkuruar me industrinë evropiane. Shqipëria ka nevojë të zhvillojë një bazë të re industriale në vend." Infrastruktura e transportit dhe e furnizimit me ujë në Shqipëri është e papërshtatshme dhe kriza e vazhdueshme energjetike" një pengesë shumë serioze në të ardhmen e ekonomisë." Nën këto kushte jo çuditërisht eksporti është shumë i varfër dhe deficiti në tregti ka arritur 1 miliard € në vitin 2001. Si rezultat i kësaj eksporti kryesor i Shqipërisë është krahu i punës.

Gjendja e keqe e infrastrukturës është një pengesë serioze në zhvillimin e sektorit privat në pjesën më të madhe të rajonit. Nuk është e qartë nëse programet për rindërtim pas luftës kanë ofruar përmirësime domethënëse në cilësinë e infrastrukturës vendase. Në Bosnjë dhe Kosovë, donatorët ndërkombëtarë i kanë rregulluar rrugët, rrjetin elektrik, telekomunikacionin si dhe sistemet e ujit në një nivel mjaft impresionues. Megjithatë të drejtuar nga një urgjencë e pa ndarë në një mision humanitar, ata kanë pasur tendencë t'i anashkalojnë problemet në qeverisjen e përbashkët si dhe financimin e këtyre sistemeve, sesa t'i trajtojnë ato. Institucionet vendase tani po luftojnë për të mbuluar shpenzimet bazë operuese, duke mos bërë asnjë investim kapital të tyre dhe shpesh duke mos kryer mirëmbajtjen rutinë. Përveç investimit masiv ndërkombëtar, infrastruktura në rajon po bie në mënyrë të vazhdueshme.

Pengesat ndaj sektorit të ri privat janë reflektim apo pasqyrë e një problemi më të gjerë qeverisës, me institucione publike që nuk janë në gjendje të sigurojnë infrastrukturë dhe shërbime esenciale për të ulur koston e prodhimit të sipërmarrësve privatë. Mungesa e titujve të qartë mbi pronën, sistemeve të dobëta ligjore, sasi e pakët në financat vendase, transport të pazhvilluar, telekomunikacionet dhe sistemet e ujit si dhe mungesa e kapacitetit për planifikim efektiv, e gjitha i shtohet kostos së bizneseve të reja private. Megjithatë edhe nën qeveritë më progresive dhe më të përkushtuara, është e vështirë të shihet se nga do të vijë shtysa për rritjen e shkallës së punësimit në sektorin privat sadopak afër shkallës apo nivelit të kërkuar për të zëvendësuar efektet e de-industrializimit.

Njerëzit në lëvizje

Ndikimi ndaj shoqërisë i këtij procesi për de-industrializim është në çdo pjesë po aq radikal sa arritja e socializmit, me një efekt thellësisht zhvendosës ndaj bashkësive në të gjithë rajonin. Tendenca sociale dominuese e gjysëm shekullit të kaluar ka qenë urbanizimi, me miliona njerëz duke vrapuar drejt mbipopullimit dhe pazhvillimit në zonat rurale në kërkim të punëve të reja dhe stile jetese në fshatra dhe qytete. Ky ishte një revolucion i madh social, në të cilin shpërndarja e popullsisë si dhe shpresat e klasave të reja të mesme urbane ishin formuar nga modelet e industrializimit socialist.

Me zhdukjen e punësimit industrial, ka shumë pak gjëra që i mbajnë njerëzit në qendrat e vjetra industriale dhe popullsia edhe njëherë është në lëvizje. Për miliona njerëz të shpërngulur nga konflikti në vitet 1990, vendimi i tyre për t'u kthyer në shtëpitë e tyre të vjetra apo të vendosen diku tjetër është kryesisht i përcaktuar nga mundësia ekonomike. Për ata të cilët nuk janë shpërngulur kurrë, as shpërngulja apo lëvizja e brendshme dhe as e jashtme nuk ka të ngjarë të ngadalësohet apo të pakësohet në të ardhmen e afërt.

Dinamikat e lëvizjes së popullsisë variojnë dhe janë komplekse. Në shumë vende njerëzit tërhiqen nga graviteti i kryeqytetit të shtetit apo vendit si dhe qendrave administrative, të tërhequr nga zhvillimi i ardhur nga shpenzimet në sektorin publik si dhe investimet e huaja. Në vende të tjera njerëzit po lëvizin nga qytetet industriale drejt fshatrave të cilat familjet e tyre i braktisën para një brezi, në një kohë kur kostoja e jetesës është e ulët dhe bujqësia si mjet jetese ofron strategji mbijetese të cilat nuk janë të mundshme në zonat urbane. Megjithatë gjendja e tmerrshme e sektorit bujqësor do të thotë që ka pak kapacitet për të absorbuar apo thithur të papunët. Mjetet nxitëse për ushtrimin e bujqësisë janë aq të ulëta saqë një përqindje e lartë e tokës bujqësore në të gjithë rajonin pothuasje është braktisur.

Një lëvizje tjetër e madhe e njerëzve është ajo jashtë rajonit, kryesisht me destinacion drejt Bashkësisë Evropiane, ose përgjithmonë ose si emigrantë punëtorë. Pothuajse në të gjithë rajonin, emigrimi është e vetmja rrugë shpëtimi në dispozicion për të rinjtë dhe të papunët dhe për sa kohë që rënia ekonomike të vazhdojë ky presion do të vazhdojë të rritet. Është interesant fakti se ka disa pjesë të rajonit ku paraja e dërguar nga emigrantët ose e shpenzuar gjatë pushimeve të verës, siguron jo vetëm mjetet për mbijetesë për familjet e panumërta, por gjithashtu burimin më të fuqishëm të kapitalit investues. Efektet e emigracionit në mikro ekonomitë është një fenomen shumë interesant shumë pak i studiuar, por duket të jetë një nga ato pak goditje shkarkuese në gjendje për të thyer ciklin e pazhvillimit në shumë bashkësi.

Kriza e përfaqësimit politik

Në të gjithë rajonin këto tendenca sociale dhe ekonomike krijojnë shumë stres për procesin politik. Në një ese apo shkrim të kohëve të fundit mbi gjendjen e demokracisë në Evropën Juglindore, Ivan Krastev shkruan se "hapësirë e rritjes që ndan publikun nga elita si dhe mosbesimi në rritje që publiku ndjen për institucionet demokratike janë faktet politike më të spikatura në Ballkan në ditët e sotme." Ky deziluzion i thellë ndaj procesit demokratik mund të shihet në rritjen e rezultatit të votuesve në secilën zgjedhje pasuese si dhe në modelin e qeverive pasuese të hequr pa teklif nga postet pas mandatit të parë të tyre, pa marrë parasysh rezultate e arritura prej tyre.

Askund tjetër në botë aktivitetet ndërkombëtare për demokratizim nuk kanë qenë aq aktive sa në Ballkanin Perëndimor. Ka ardhur koha për të vështruar me vëmendje rezultatet. Siç ka shkruar Thomas Carothers, të ofrosh "një llojllojshmeriprogramesh demokratike të bazuara në supozimin jo të qartë që ata të gjithë të kontribuojnë në një proces të marrë me mend apo të supozuar për konsolidim nuk është i mjaftueshëm". Ekziston një nevojë e dukshme për të rivizituar lidhjen ndërmjet programeve të demokratizimit dhe formave të tjera të asistencës.

Kollapsi apo rënia e shoqërisë industriale dhe sensi apo ndjenja e e lëvizjes që kjo ka shkaktuar në të gjithë popullsinë shkon deri aty sa shpjegon nivelin e pakënaqësisë me procesin politik. Pothuajse nuk ka asnjë amvise shtëpie që nuk ka vuajtur një rënie dramatike në standartet e jetesës. Rënia filloi gjatë viteve 1980, duke shkatërruar besimin dhe sigurinë në komunizmin jugosllav. Kjo rënie vazhdon të shkatërrojë besimin e publikut në aftësinë e elitës së re dhe institucioneve demokratike për të siguruar siguri ekonomike bazë. Në afatin e shkurtër drejt atij afatmesëm, ka kufinj të dukshëm ndaj çfarë mund të bëjë çdo qeveri individuale për ta kthyer këtë tendencë.

Strategjitë e ndërhyrjes ndërkombëtare në rajon e kanë kufizuar më tej hapësirën për manovrat e institucioneve përfaqësuese. Me pjesën më të madhe të shpenzimeve kapitale të ndërmarrë apo kryer nga donatorët, prioritetet e investimeve janë vendosur jashtë rajonin. Në Bosnjë dhe Kosovë, pothuajse e gjithë "reforma e legjislacionit" është hartuar nga të huajt dhe zbatuar me anë të dekreteve. Madje dhe Marrëveshjet për Stabilizim Asociim, rezultati i bisedimeve ndërmjet qeverive dhe Komitetit Evropian, reflekton prioritetet e jashtme dhe kryesisht janë të heshtur ndaj çështjeve të kohezionit social dhe ekonomik ose zhvillimit. Një vlerësim i kohëve të fundit të Komitetit Evropian për strategjinë e Maqedonisë vë re që prioritetet ekzistuese "nuk kanë qenë të bazuara në asnjë vlerësim specifik apo të veçantë" të situatës së Maqedonisë. Rekomandimi kyç i këtij vlerësimi është që Komiteti të mbështesë zhvillimin në këtë stad apo nivel, sesa miratojë apo përshtasë format e BE-së: "Një strategji më efektive për të arritur qëllimet politike të BE-së do të ishte mbështetja e zhvillimit ekonomik dhe social të RFJ të Maqedonisë, e cila në anën tjetër logjikisht do të çonte drejt integrimit në BE."

Në Shqipëri, ndërkohë që Komiteti e vë theksin në një krizë shumë të madhe në infrastrukturën e sektorëve energjik, të transportit, ujit dhe bujqësisë, programi disavjeçar për vitin 2002-2004 përqëndrohet kryesisht në luftën kundër krimit të organizuar, mashtrimit dhe korrupsionit. Brenda CARDS vjetore të buxhetit për Shqipërinë, vetëm 10 milion € janë dedikuar për përmirësimin e një pjese të vogël të infrastrukturës. Këto janë fitimet e një rrethi vicioz: sa më e dobët të bëhet qeveria e një vendi, aq më shumë organizatat e jashtme kërkojnë të aplikojnë vizionin e tyre në lidhje me prioritetet e politikave dhe qeveritë gjithmonë e më shumë nuk reagojnë ndaj elektoratit të tyre.

Për të gjitha këto arsye, politika në të gjithë Evropën Juglindore shpesh është dukur mjaft e dobët, me politikanë të cilët ngurrojnë të angazhohen në çështje të cilat janë shumë qartë parësore ose mbizotëruese në jetën e elektoratit të tyre. Ekziston një stimul apo shtysë e qartë për elitën politike për ta mbushur agjendën publike me çështje të tjera, duke u drejtuar drejt ngadalësimit të mosmarrëveshjeve historike, politikave për identitet, ose thjesht tregtia e deklaratave ose thënieve për korrupsion me kundërshtarët e tyre politik. Thomas Carothers i ka karakterizuar demokraci të tilla si "të kota ose të paefektshme".

"Alternimi i pushtetit duket se vetëm tregton problemet e vendit poshtë e lart nga njëra anë fatkeqe në tjetrën. Elitat politike nga të gjitha partitë kryesore kryesisht konsiderohen si të korruptuar, me interesa vetjake, të pandershëm dhe jo seriozë për të punuar për vendin e tyre. Publiku është i pakënaqur në mënyrë shumë serioze nga politikanët dhe ndërkohë që akoma mund të ngjitet apo kacavirret në besimin për idealin e demokracisë, është jashtëzakonisht i brengosur përsa i përket jetës politike të vendit."

Pa një sektor prodhues të shëndetshëm në ekonomi, kapaciteti i shtetit për të financuar një administratë moderne dhe për të siguruar një rrjet sigurie sociale është mjaft e kufizuar. Për pjesën më të madhe të qytetarëve të cilët nuk jetojnë "me të ardhurat e buxhetit", shteti duket i largët, si një alien apo jashtëtokësor dhe që kryesisht s'ka lidhje apo pa vend në shqetësimet e jetës së përditshme. Në zonat rurale, në të vërtetë shteti mungon krejtësisht, pasi ka trashëguar një model të zhvillimit institucional dhe të infrastrukturës të pabarabartë nga e kaluara. Në këto rrethana, aktiviteti i sektorit privat tenton të lëvizë drejt ekonomisë gri, duke mos pasur dëshirë që të paguajë taksa të larta për shërbime publike të pamjaftueshme. Shteti ndërkohë ka mungesë të madhe të informacionit bazë në lidhje me se si qytetarët e tij mbijetojnë në ekonominë e vërtetë.

E ardhmja me asistencën evropiane

Kjo analizë e "krizës së vitit 2004" ka tregues të qartë për të ardhmen e strategjisë evropiane në rajon. Ndihma evropiane ka bërë progres të konsiderueshëm në sigurimin a qendrueshmërisë bazë, por në afat më të gjatë, qendrueshmëria nuk mund të arrihet pa zhvillim. Ekziston një krizë në rritje e përfaqësimit politik, saqë institucionet publike të dobëta dhe pa burime kanë shumë pak për të ofruar apo shpërndarë përveç punësimit në vetë këtë shërbim publik dhe po shihen gjithmoën e më shumë si jorevelantë dhe madje edhe si parazitë. Ekziston gjithashtu rreziku që modelet ekzistuese në ndihmës ndërkombëtare të jenë duke kontribuar në këtë krizë, duke i shndërruar prioritet për shpenzimet vendase si dhe proceset politike.

Si rezultat i kësaj, premtimi se "destinacioni për në Evropë" për rajonin është joreal. Ekziston një koncensus në lidhje me faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë nëvojë për më shumë kohë për të përvetësuar rregullat e tregut të përbashkët Evropian në çdo mënyrë shprehëse. Ata nuk kanë ndonjë prospekt të hershëm për hapjen e bisedimeve formale apo zyrtare me Bashkësinë Evropiane në lidhje me anëtarësimin, me pranimin e mundshëm të Kroacisë. Ata po përballen me një ndihmë qartësisht në rënie, pa marrë parasysh se çfarë statusi zyrtar kanë në Procesin e Stabilizim Asociimit. Më e rëndësishme nga të gjitha, ato janë të përjashtuar nga projektet më të mëdha evropiane për forcimin e kohezionit ekonomik dhe social në të gjithë kontinetin.

Siç thuhet dhe në Traktatin e Romës, promovimi i zhvillimin harmonik në të gjithë Bashkësinë Evropiane përmes forcimit të kohezionit ekonomik dhe social është një nga qëllimet apo synimet kryesore të BE-së. Fondet strukturore dhe të kohezionit janë zhvilluar për të arritur këtë dhe sëbashku me rregullat e tregut të përbashkët evropian (acquis), përfaqsojnë zemrën e integrimit evropian. Këto instrumente të politikave janë hartuar duke pasur parasysh se krijimi i një tregu të vetëm është e pamjaftueshme për të kapërcyer pabarazitë në zhvillimin rajonal, pa një dedikim domethënës të burimeve për zhvillim. Sipas fjalëve të Komitetit, e vetmja mënyrë për t'u siguruar për konvergjencat është "në rast se ka ndonjë ndryshim në vetë kushtet themelore si dhe në ndihma faktorësh relativë (përsa i përket kapitaleve të të gjitha llojeve si dhe aftësive të ndryshme të krahut të punës). Objektivi kryesor i politikave rajonale dhe strukturore është saktësisht për të bërë ndryshime të tilla." Ndikimi i asistencës strukturore në Greqi, Irlandë, Spanjë, Portugali ose Italinë Jugore ka qenë e pamasë.

Politikat e kohezionit kanë për qëllim të arrijnë zhvillim më të madh ekonomik duke rritur investimet. Ato nuk janë politika sociale dhe nuk kanë direkt të bëjnë as zgjerimin e konsumimit ose shpërndarjen e të ardhurave. Qëllimi apo synimi është për të rriur prodhimin, si përcaktohet nga cilësia e burimeve njerëzore, ndihma fizike në infrastrukturë si dhe kapaciteti për inovacione.

Një parim kyç prapa fondeve strukturore është shtueshmëria. Projektet e mbështetura nga fondet strukturore duhet të bashkëfinancohen nga burime vendase. Kjo siguron atë që fondet evropiane i shtohen, dhe nuk zëvendësojnë, kapacitetin vendas për investim. Ndërhyrjet strukturore nga ana e Bashkësisë Evropiane kërkojnë gjithashtu input të pavarur nga qeveritë vendase dhe rajonale në vendosjen e prioriteteve për zhvillim si dhe në zgjedhjen e projekteve. Kjo mund të ketë pasoja të rëndësishme për strukturën administrative të vendeve apo shteteve anëtare. Në Greqi dhe Britaninë e Madhe, dy nga shtetet më të centralizuara në Union apo Bashkësi, kjo me kohë çoi në një transferim të përgjegjësive në fushën e zhvillimit ekonomik rajonal. Në Greqi, vendosja apo krijimi i komisioneve të monitorimit apo mbikqyrjes për zbatimin e programeve të integruara për zhvillim krijuan "një novacion të madh administrativ":

"Për herë të parë, një autoritet tjetër përveç një ministrie qendrore apo ndërmarrjeve publike kërkon përgjegjësi për të drejtuar një multiprojekt, një program shumëvjeçar. Përfaqësuesit vendas, decentralizimi gjeografik, autonomia financiare si dhe një detyrim për të informuar dhe motivuar popullsitë vendase janë të gjitha karakteristika të reja për kornizën greke të planifikimit."

Plani i parë rajonal grek për zhvillim është hartuar shumë pak kohë përpara hyrjes në BE-së. Siç ka theksuar dhe Ilias Plaskovitis: "Megjithëse prespektiva e anëtarësimit në KE nuk arriti të ndezë një revolucion në këndvështrimin apo pikëpamjen e qeverisë greke, dinamikat e integrimit dhe më në veçanti zbatimi i politikës strukturore të KE-së filloi të detyrojë një ndryshim në praktikën e qeverisë."

Zakonisht ekziston dhe nëj kërkesë që projektet të zhvillohen në një mënyrë të tillë për të mobilizuar partneritetet vendase. Ky parim ka qenë shpërndarë në mënyrë të njëtrajtshme, që nga përfshirja e autoriteteve rajonale dhe vendase në vitin 1989 deri në 1993 si dhe partnerëve socialë në vitin 1994 deri në 1999, deri në përfshirjen e planifikuar të përfaqësuesve të grupeve të ndryshme në vitet 2000-2006. Aty ku këto programe kanë operuar në mënyrë të suksesshme, ato kanë bërë shumë për të krijuar një imazh pozitiv të politikës së Bashkësisë tek qytetarët.

Këto tipare të fondeve strukturore brenda Bashkësië Evropiane janë saktësisht ajo çfarë për momentin po i mungon asistencës evropiane në Ballkanin Perëndimor. Metoda e fondit strukturor është hartuar për t'u marrë me problemet e rënies industriale dhe prapambetjes rurale. Parimi i shtueshmërisë është përshtatur në mënyrë që të parandalohet shtrembërimet në modelet vendase për shpenzim. Procedurat për zgjedhjen e projekteve janë hartuar për t'u kujdesur apo ushqyer kapacitetin qeverisës vendas dhe rajonal dhe për të inkurajuar autoritetet vendase në vlerësimin e nevojave të tyre dhe për të bërë planifikimin sipas rrethanave. Sfidat me të cilat po përballet Ballkani në periudhën që po vjen nuk janë kategorikisht të ndryshme nga ato me të cilat Bashkësia Evropiane është marrë brenda territorit të saj për shumë vite.

Bashkësia Evropiane dhe kriza e vitit 2004

Progresi drejt kohezionit social dhe ekonomik brenda Evropës si dhe integrimi i shoqërive që vijnë nga izolimi dhe diktaturat (Greqia, Spanja, Portugalia) kanë qenë disa nga arritjet më të mëdha historike të Bashkësië. Tani po përgatitet për një proces edhe më ambicioz për zgjerimin e zonës së stabilitetit ekonomik dhe të zhvillimit në vendet e reja anëtare.

Megjithatë, ndërkohë që Bashkësia Evropiane e shtyn apo e zgjat premtimin e saj për kohezion ekonomik dhe social drejt Lindjes, shumë pak konsideratë po i jepet zonës me përqëndrimin më të madh të policëve evropianë, paqeruajtësve, administratorëve dhe këshilltarëve në përpjekje për të promovuar stabilitetin e tij. Ashtu si kohët e fundit Komisioneri për Zgjerim i shpjegoi Parlamentit Evropian, "zgjerimi nuk do të pëfundojë derisa të kemi Bullgarinë dhe Rumaninë në këtë odë." Gazeta Financial Times theksoi se kjo, vështirë se mund të ishte një shenjë e mirë për Turqinë. Ballkani Perëndimor as që nuk u përmend fare. Në qoftë se nuk ka asnjë ndryshim në strategjinë evropiane, pabarazitë rajonale ndërmjet 27 vendeve anëtare të Evropës në të shkuarën dhe të tashmen si dhe pesë vendeve apo shteteve të Ballkanit Perëndimor do të zgjerohen mjaft gjatë viteve të ardhshme.

Asistenca ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor nën programet CARDS të Bashkësisë Evropiane ka qenë mjaft i ngarkuar drejt viteve të para të programit dhe tani është duke rënë mjaft. Nga viti 2004 deri në vitin 2006, pjesa më e madhe e vendeve të rajonit do të marin relativisht pak ndihmë nga BE-ja, pa marrë parasysh se çfarë reformash politike apo institucionale ndërmarrin ata dhe po ashtu pamvarësisht nga progresi i tyre drejt shkallës së Stabilizim Asociimit. Vetëm në rast se ndryshon diçka, gjithashtu do të ketë shumë pak diskutim për marrjen seriozisht në nevojave të rajonit gjatë ciklit tjetër programues (2007-13). Ballkani do të vazhdojë të varet në buxhetin për ndihmë humanitare dhe për zhvillim dhe do ta shohë veten duke konkuruar me vended e Mesdheut Jugor si dhe Lindjes së Mesme si dhe me zonat e reja të krizës sipas rastit në të gjithë globin.

Tabela 1: Asistenca ndaj Ballkanit Perëndimor nga ana e Bashkësië Evropiane
Buxheti 2000-2006 i CARDS-it (në Euro)

 

2000

2001

2002

2003

2004

2005

2006

Shqipëri

35

37

45

 

 

 

 

BiH

101

104

72

63*

58*

 

 

Kroaci

22

60

59

 

 

 

 

Maqedoni

21

56

41

 

 

 

 

Serbi/
Mal të Zi/
Kosovë

650

385

350

305*

250*

 

 

Total

956

903

766

700

600

500

500*

* Vlerësime të bazuara në intervista me zyrtarë në Kosovë dhe Bosnjë.

 

Ndërkohë, asistenca në dispozicion nuk do të kërkojë bashkëfinancim. Nuk do të inspirojë forcimin e qeverisë vendase dhe rajonale. Nuk do të kërkojë plane rajonale për zhvillim ose partneritete. Për pjesën më të madhe, madje nuk do të trajtojë në mënyrë direkte as rritjen e punësimit ose infrastrukturën. Pragrami CARDS nuk ofron asnjë përkushtim, as mirëkuptim apo paqartësi, për ta ndihmuar rajonin të arrijë ekonominë e Bashkësië Evropianë të sapo zgjeruar.

Në të njëjtën kohë, BE-ja është e përkushtuar për të rritur asistencën ndaj vendeve të reja anëtare dhe ndaj Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë. Ndihma përpara hyrjes ndaj dhjetë vendeve kandidate në Evropën Qendrore dhe Lindore është 3 miliardë € çdo vit. Nga viti 2004 deri në vitin 2006, buxheti rajonal për politikën strukturore dhe atë të kohezionit në vendet e reja anëtare është vendosur të rritet në mënyrë progresive deri në 12 miliardë € në vitin 2006.

Pa një përkushtim serioz nga ana e Bashkësisë Evropiane, Ballkani Perëndimor do ta gjejë veten gjithmonë e më shumë të izoluar nga zhvillimet që po ndodhin rreth tij, nga Sllovenia, përmes Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë dhe në jug drejt Greqisë. Kapaciteti i tij për t'u bashkuar me projektin evropian në këtë rast vetëm do të ulet mekalimin e kohës. Ndërkohë që në Evropën e zgjeruar, synimet e reja do të jenë kohezioni ekonomik, mobilizimi për punë dhe zhvillim, në Ballkan fokusi do të ngushtohet drejt çështjeve të krimit, korrupsionit dhe administrimit të kufirit. Në rast se kjo është përgjigjia e vetme e Evropës ndaj krizës së vitit 2004, atëherë e ardhmja më e mundshme e Ballkanit është të mbetet një ishull paqëndrueshmërie ose jostabiliteti në zemër të Evropës, duke eksportuar emigrantë dhe duke importuar paqeruajtës.

Agjenda për ndryshime

Megjithatë ekziston një dritare mundësie në vitin 2003 për të dhënë një shtysë të re projektit evropian në Ballkanin Perëndimor:

  • Bashkësia Evropiane, nën kryesinë e Greqisë dhe të Italisë, mund të vendosë të shtojë sukseset (dhe investimet) në stabilizimin e këtij rajoni në dekadën e kaluar duke e transformuar Procesin e Stabilizim Asociimit në një kornizë për politika kohezioni. Një samit me vendet e rajonit mudn të shprehte qartësisht se objektivi për forcimin e kohezionit ekonomik dhe social në të gjithë Evropën e zgjeron gjithashtu Ballkanin Perëndimor.
  • Bashkësia Evropiane mund ta transformojë Agjencinë Evropiane për Rindërtim në Agjenci Evropiane për Zhvillim, me mandat të ndryshëm që shtrihet në të gjitha shtetet apo vendet e rajonit. Pakti për Stabilitet mund të bëhet Pakt për Punësim dhe Kohezion. Në mënyrë alternative kjo mund të çonte drejt fundit këto inciativa të pas-konfliktit, duke shpallur suksesin e tyre ndërkohë që rajoni kalon në kategorinë e kandidatëve të para-pranimit.
  • Vendet e Ballkanit Perëndimor mund t'i bashkohen Rumanisë, Bullgarisë dhe Turqisë në përgjegjësinë për një Drejtori për Zgjerim pas-2004. Si në rastin e Turqisë, nuk do të ketë asnjë detyrim për të hyrë në bisedime reale për anëtarësim deri sa këto vende të jenë gati dhe në gjendje apo të afta për të zbatuar acquis, pa marrë parasysh se sa kohë e gjatë do të duhet. Megjithatë në të gjitha anët e tjera, duke përfshirë këtu dhe aftësinë ndërhyrje të fokusuara për strukturim, Ballkani Perëndimor do të trajtohej si pjesë e familjes evropiane.
  • Kjo do të rriste në mënyrë domethënëse sistemin e levave të Bashkësië më shtyrjen e objektivave të saj për ndërtimin e ekzistencës së shtetit ligjor luftës drejt krimit të organizuar. Ko do të siguronte gjithashtu që sukseset impresionuese politike dhe diplomatike të Politikës së Përbashkët Evropiane të Jashtme dhe për Sigurim në rajon gjatë viteve të fundit do mbështetej mjaft.
  • Ndërkohë që programi CARDS për rindërtim pas luftës po shkon drejt fundit, Bashkësia Evropiane mund të zhvillojë një instrument të ri politikash për ndrëhyrjet strukturore në Ballkanin Perëndimor për periudhën 2004-2006. Mund të përdorë ekspertizën e zhvilluar në një gamë të gjerë programesh përë para-pranim për dhjetë kandidatët duke synuar bujqësinë, ambjentin, transportin, përfshirjen sociale dhe punësimin, duke ruajtur parimet kryesore të bashkë-financimit, partneritetin dhe vlerësimin. Mundet gjithashtu të tërhiqet nga burimet të konsiderueshme njerëzore tashmë të shpërndara në rajon, veçanërisht në Agjencinë Evropiane për Rindërtim, Shtyllën e Bashkësisë Evropiane të UNMIK-ut si dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Lartë.
  • Pas pranimit të dhjetë vendeve kandidate në vitin 2004, vetëm Bullgaria dhe Rumania do të mbeten të përshtatshme për buxhetin prej 3 miliardë € të para-pranimit deri në fund të periudhës së buxhetit të BE-së në vitin 2006. Ekziston një mundësi për të përdorur disa nga fondet e kësaj linje buxheti për politikat e kohezionit në Ballkanin Perëndimor.
  • Ballkanit Perëndimor i është premtuar një e ardhme e tillë në Samitin e I-rë në Zagreb në nëntor të vitit 2000. Samiti i II-të i Zagrebit i përgatitur nga kryesia e Greqisë mund t'i çojë përpara këto synime në një mënyrë shumë më konkrete.
Rreth European Stability Initiative (Iniciativa Evropiane për Stabilitet)

European Stability Initiative [(Iniciativa Evropiane për Stabilitet) - (ESI)] është një institut i pavarur jofitimprurës për kërkime dhe politika me bazë në Berlin, me zyra rajonale në Sarajevë, Prishtinë dhe Shkup .Është krijuar në vitin 1999 një njohje të nevojës për analiza të hollësishme për çështjet që kanë të bëjnë me politikat në lidhje me Evropën Juglindore. Në vitin 2002 ESI ka pasur mbështetjen e Fondit Marshall Gjerman të Shteteve të Bashkuara, Qeverisë Suedeze, Qeverisë Zvicerane, Departamenti i Britanisë së Madhe për Zhvillim Ndërkombëtar, Fondacioni Korber si dhe Qeveria Britanike.

Lessons Learned and Analysis Unit (Njësia e Mësimeve të Mësuara dhe Analizave) është një projekt i përbashkët i ESI-it dhe Shtyllës së Bashkësisë Evropiane të UNMIK-ut për të ofruar këshilla dhe analiza të pavarura për ata të cilët merren me hartimin e politikave në Kosovë dhe për të spikatur disa prej mësimeve të mësuara në këtë mision.

Ky raport është paraqitur në konferencën NJE MOMENT I RI EVROPIAN? DUKE LIDHUR EVROPEN JUGLINDORE ME BE-në i cili është organizuar bashkarisht nga Wilton Park dhe ESI i cili u mbajt në Wilton Park nga data 14-16 tetor 2002. Wilton Park dhe ESI janë shumë mirënjohës për mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë si dhe Zyrës së Jashtme dhe të Commonwealth-it për kërkimet e konferencës.