Njerëzit apo territori? Propozim për progres në

16 February 2004
Mitrovica and Zvecan. Map: ESI
Prandaj mbreti tha: Më sillni një shpatë. Dhe pasi ja sollën mbretit shpatën, ai tha – ndajeni fëmijën në dysh, dhe jepni njërën pjesë njërës grua dhe pjesën tjetër tjetrës.

Testamenti i Vjetër, Libri i Tretë i Mbretërve, Kapitulli 3

Hyrje

Në një konferencë në Wilton Park me 1 shkurt, ESI prezentoj një analizë të gjendjes së vështirë të ekonomike dhe sociale të Mitrovicës, udhëheqësve të shqiptar dhe serb të Kosovës, bashkë me një propozim për mënyrën e ecjes përpara në vitin 2004. Për ti balancuar brengat dhe frikën e të dy palëve, propozimi i ESI-të në Wilton Park ishte një pako e masave që do të zbatoheshin në mënyrë paralele, gjatë vitit 2004. Pakoja ka katër elemente:

  1. Normalizimin e menjëhershëm të pasluftës: përparim substancial në vitin 2004 në kthimin e pronës dhe lirinë e lëvizjes,
  2. Zgjidhja e çështjës së Qeverisjës komunale: dorëzimi i autoritetit të KB-së në Mitrovicën Veriore një komune të re multietnike të Zveçanit-Mitrovicës Veriore;
  3. Përforcimi i institucioneve të UNMIK-ut/Kosovës: kompletimi i transformimit të rolit të Republikës së Serbisë në Mitrovicë nga një qeveri paralel në donator afatgjatë; heqjen e të gjitha institucioneve paralele gjyqësore dhe zbatuese të ligjit të mbetura.
  4. Strategji e përbashkët e zhvillimit ekonomik për Mitrovicë dhe Zveçan: përkushtim nga komuniteti ndërkombëtar për të përkrahur një strategji shumëvjeqare për zhvillim dhe investim, sajuar dhe zbatuar në mënyrë të përbashkët nga dy komunat e Mitrovicës dhe Zveçanit.

Takimi në Wilton Park nxjerri në pah një marrëveshje të gjërë në mes të përfaqësuesve vendorë si dhe sfidave të rënda  ekonomike dhe sociale me të cilat ballafaqohet Mitrovica, dhe për nevojën e menjëhershme për të vepruar për të ndryshuar keqësimin e gjendjes. Kishte një vullnet të sinçertë në kërkim të zgjidhjes e cila do të siguronte të ardhmen për qytetin, dhe për të gjetur mundësitë për një pako-marrëveshje nga vendorët brenda pikave të përmendura këtu.

Kjo letër argumenton se ekziston spektri për një zgjidhje kompromisi të pranueshme nga të dy anët e lumit Ibër, me qëllim të parandalimit të vdekjes ekonomike dhe sociale të rajonit të Mitrovicës. Një zgjidhje e tillë duhet të arrihet shpejt, megjithatë, derisa Mitrovica është ende e gatshme të tërheq vëmendje dhe burimet ndërkombëtare të nevojshme për një strategji serioze të zhvillimit.

Tejkalimi i krizës

Qytetet tjera në Evropën Jug-Lindore janë duke vuajtur nga pasojat e de-industrializimit. Rajonet tjera të Evropës Jug-Lindore vuajnë nga tensionet e pazgjedhura etnike. Mirëpo në asnjë vend tjetër kombinimi i këtyre dyjave ka dhënë një krizë të rëndë ekonomike dhe sociale sikur në komunat e ndara të Mitrovicës dhe të Zveçanit në Kosovën Veriore

Rajoni i Mitrovicës ishte modernizuar dhe zhvilluar në saje të Trepçës – një kompleks i madh industrial i ndërtuar rreth minierave të zinkut dhe plumbit dhe pajisjeve për përpunim. Drejtpërdrejt ose tërthorazi, Trepça ka punësuar shumicën e rajonit. Trepca i ka dhënë Mitrovicës një identitet industrial krenar, ndarë nga shqiptarët dhe serbët. Mirëpo, fatëkeqësisht nën adminstrim të dobët dhe numrit të tejkaluar të të punësuarve gjatë historisë, është ndarë si pasojë e konfliktit të Kosovës dhe në vitin 200 pothuaj se ka ndërprerë në tërësi prodhimin. Me një grumbull borxhesh dhe çështjeve të pazgjidhura pronësore, ardhmëria e Trepçës është jashtëzakonisht pasigurt. Ky rezultat është një qytet-kompani pa kompaninë e saj. Ky është rasti më dramatik i kolapsit industrial në të cilin ka hasur ESI-ja në tërë ish-Jugosllavinë.

Deri vonë, ushtarët ndërkombëtar dhe telat me gjemba kanë ndarë 1,5 km katror të Mitrovicës Veriore urbane me pjesën tjetër të qytetit në jug të lumit Ibër. Pothuaj se nuk mbet asnjë serb në jug, dhe shumë pak serb guxonin të kalonin urën. Në Mitrovicën Veriore, lagje shumë të vogla të banuara me shqiptar, vende-vende vetëm disa ndërtesa, janë bërë enklava me mbrojtje të fortë të rrethuara me pika kontrolli ushtarake të përhershme. Këto pika kontrolli nuk janë më dhe atmosfera në vitin e kaluar është përmirësuar dukshëm. Shërbimi Policor i Kosovës tani patrollon nëpër gjithë Mitrovicën dhe Zveçanin. Gjyqi rajonal (i UNMIK-ut) me personel shumëetnik dhe me kryetar i cili është shqiptar i Kosovës funksionon në Veri me shumicë serbe.

Megjithatë, liria e lëvizjes është ende e kufizuar dhe posedimi ilegal i pronës banuese vazhdon të nxit tensione.Poashtu, nuk ka konsensus mbi qeverisjen e ardhshme të komunës së Mitrovicës. Në vitin 2002, UNMIK-u ju përgjigj vakumit të institucioneve vendore legjitime duke vendosur një administratë të përkohshme ndërkombëtare. Si rezultat, Mitrovica Veriore ka mbetur vendi i vetëm në Kosovë pa institucione të zgjedhura komunale.

Stausi i pazgjidhur politik i Mitrovicës e përforcon krizën ekonomike dhe sociale. Mitrovica ka tërhequr një numër të madh të burimeve dhe vëmendjes ndërkombëtare, por shumica prej tyre janë bërë për ushtarë, policë dhe administrator, e jo për zhvillim.

Të ballafaquar me pothuaj një kollaps absolut të bazës industriale, standardet jetësore në Mitrovicë dhe Zveçan sot mbahen nga pagat dhe transferet e paguara nga katër burime: Buxheti i Kosoliduar i Kosovës; Buxheti i Republikës së Serbisë; Komunitetit Ndërkombëtar; dhe parat e dërguara nga Diaspora e shqiptarëve të Kosovës. Këto burime të jashtme janë të ardhurat të cilat e mbajtën jetën e një shoqërie pas-industriale. Hulumtimi ynë ka zbuluar se prej 19.000 vendeve të punës industriale në komunën e Mitrovicës në vitin 1986, kanë mbetur vetëm 1.300. Shumica e këtyre vendeve të punës janë të pasigurta dhe pagat jepen jorregullisht. Në të dy anët e lumit Ibër, sektori i ri privat është një fushë me shitore dhe kiosqe të vogla, shumica prej tyre paraqesin afarizëm familljar duke fituar të holla për të mbajtur familjen. Pothuaj se nuk ka prodhim vendor, përveç gjërave me vlerë të ulët. Pa investim të ri në sektorin privat, nuk do të ketë as perspektivë për krijimin e vendeve të reja të punës.

Sektori publik dominon në ekonominë e rajonit të Mitrovicës. Në jug, janë 4.000 vendeve të punës në BKK, përfshirë arsimtarët, policët dhe punëtorët e shëndetësisë, dhe 779 punëtor të Trepçës, të cilët marrin një "pagë" të financuar drejtpërdrejt nga BKK. Përveç kësaj, janë edhe rrath 8000 të ardhura të paguara në formë pensionesh apo ndihme sociale. Bashkë me rreth 450 vende të punës të paguara mirë nga komuniteti ndërkombëtar dhe një shumë të panjohur të parave të dërguara nga dispora, buxheti publik është burimi më i rëndësishëm dhe më i besueshëm për shoqërinë.

Në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan, sektori privat është edhe më i dobët, dhe mbështetja në buxhtin publik pothuaj është totale. Industritë e mëparshme socialiste dhe sektori privat së bashku punësojnë më pak se 1.900 njerëz. Burimi më i rëndësishëm i të ardhurave në veri është buxheti i Serbisë – ne vlerësojmë se jep rreth 60% të të ardhurave të përgjithshme. Shumica prej 4.100 vendeve të punës me buxhet të Serbisë, përfshirë univerzitetin dhe spitalin, bëjnë bashkë me shtesën e Kosovës (Kosovski dodatak) 100 % të pagës bazë, si stimulim për serbët të rrijnë në Kosovë. Megjithatë, duke i dhënë rëndësi vetes, Veriu është bërë i varur nga BKK-ja, i cili sot në tërësi mbledhet nga taksat vendore (të Kosovës). Përveç 1.800 vendeve të punës në sektorin publik në institucionet e Kosovës, institucionet me bazë në Prishtinë paguajnë pensione, ndihmë sociale dhe pagat e Trepçës për më shumë se 7.000 njerëz. Kjo arrin 23% të të ardhurave totale në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan. Faktikisht, shuma e pagesave nga BKK-ja për kokë banori në Veri është për 50% më e lartë sesa në Jug.

Ky është një paradoks i Mitrovicës së sotme. Niveli masiv i përkrahjes së jashtme është i lidhur ngusht me statusin e pazgjidhur politik. Situata është jonormale dhe e pasigurt; nuk mund të parashikojmë edhe sa do zgjas kjo gjendje. Kjo, me pasiguri, do të thotë se qytetarët e Mitrovicës nuk kanë mundësi të shndërrojnë ndihmën e jashtme në zhvillim të vërtetë. Përveç disa ndërtesave për univerzitetin në gjuhën serbe financuar nga Serbia, nuk ka pothuaj se asnjë investim publik. Në të njejtën mënyrë, sektori privat nuk është i gatshëm të rrezikoj të investoj në diçka më të madhe sesa një shitore apo kiosk i vogël.

Nëse transferet e sektorit publik do të ndaleshin ose zvogëloheshin, efekti në popullatën vendore do të ishte shkatërrues. Popullata e Mitrovicës është më e ulët se në vitin 1981. Nëse vazhdohet kështu, atëherë dobësimi i spirales ekonomike dhe sociale i Mitrovicës do të çoj në emigrime masive të vazhdueshme, duke e lënë qytetin si një fantazmë të vetvetes.

Elementet e zgjidhjes së pakos

i) Normalizimi i menjëhershëm pasluftës

Parakushti për zhvillim të çfarëdo strategjie serioze dhe për mobilizimin e përkrahjes së jashtme të cilën e cila do të ishte e nevojshme, është ndërprerja e anomalive të periudhës së pasluftës. Dy anomali të veçanta të dukshme janë: të drejtat e pazgjedhura të pronësisë dhe mungesa e lirisë së plotë të lëvizjes.

Pas konfliktit mijëra qytetar të Mitrovicës janë detyruar të braktisin shtëpitë e veta, të cilat më pas janë zaptuar nga personat e zhvendosur brenda. Për disa vite me rradhë, lëvizja në mes të anëve veriore dhe jugore të lumit është bërë pothuaj e pamundshme pa mbrojtje të fortë të KFOR-it. Forcat ndërkombëtare të sigurisë, të vendosura në mes të komuniteteve për të parandaluar dhunën, përfunduan si përforcues së ndarjes së komuniteteve.

Sidoqoftë, ndarja e Mitrovicës kurrë nuk ka qenë i kompletuar ashtu siç ju është dukur mbikëqyrsve të jashtëm. Shumë shqiptar dhe serb të Mitrovicës kanë pasur lidhje gjatë tërë jetës si shokë ose kolegë, duke ndarë identitetin e përbashkët të një qyteti me të arritura të kaluara në fushën industriale, kulturore dhe sportive. Nga gjithë Kosova, më së shumti gjen në Mitrovicë shqiptar dhe serb të cilët e njohin gjuhën e njëri-tjetrit. Rreth 3000 shqiptar, boshnjak dhe minoritete tjera ende jetojnë në veri të qytetit, përfshirë edhe Mikronaseljen, një vendbanim shumëetnik i vendosur në breg me pamje drejt qytetit nga veriu.

Përvojat nëpër gjithë rajonin tregojnë se tensionet etnike mbijetojnë vetëm nëse ato ushqehen qëllimisht nga politikanët. Zgjidhja për tejkalimin e tensioneve është rivendosja e sigurisë, të drejtave pronësore dhe liria e plotë e lëvizjes. Liria e lëvizjes shton pikat e kontaktit në mes të komuniteteve dhe vendos në lëvizje procesin e normalizimit, i cili është mjaft vështirë për tu kthyer mbrapsht.

Tani pasi që Shërbimi Policor i Kosovës patrollon në tërë territorin e Mitrovicës dhe Zveçanit, pengesa kryesore për të arritur lirinë e plotë të lëvizjes janë çështjet e pazgjedhura pronësore. Këto dy çështje janë të lidhura, siç tregon përvoja me kthimin e pronës në pjesët tjera të Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinë. Në Bosnje dhe Hercegovinë, rreth 210.000 ankesa për rikthim të pronës janë zgjedhur që nga fillimi i procesit në vitin 1998. Me rritjen e numrit të të kthyerve, dhuna ndëretnike ka rënë paralelisht.

Shkalla e pronës dhe problemit të kthimit në Mitrovicë nuk është as përafërsisht aq i lartë; me përkushtimin e autoriteteve lokale do të mund të përfundonte brenda një periudhe të caktuar. Drejtorati për Banim dhe Pronë (DBP) ka regjistruar 2.553 ankesa për kthim të pronës në Mitrovicë – përafërsisht gjysma në secilën anë të lumit, që paraqet 10 përqindë të të gjitha ankesave në tërë Kosovën. Shumë prona veç janë shitur. Rreth 860 ankesa kanë të bëjnë me pronën e shkatërruar në pritje të ndihmës rindërtuese – përfshirë një vendbanim të madh të romëve në jug. Në këto raste, sfida nuk është rikthimi, por rindërtimi, për të cilën duhet siguruar fonde.

Ankesat pronësore të regjistruara në Drejtoratin për Banim dhe Pronë në rajonin e Mitrovicës

 

Lokacioni

Ankesat e regjistruara në DBP

Prej të cilave janë të identifkuara si prona të shkatërruara

Mitrovicë

 

 

  Jug

1,266

600

  Veri

1,287

260

Zveçan

32

3

Gjithsej

2,585

863

 

Në rastet e mbetura zgjidhjet duhet gjetur për ankesat në pronë të cilat janë aktualisht të zaptuara – strehim alternativ për ata që kanë nevojë për ndihmë humanitare; dëbim për ata që nuk kanë nevojë. Hulumtimi ynë për popullatën e rajonit sugjeron se nuk ka mungesë të shtëpive (banesave) në Mitrovicë, në përgjithësi. Nëse autoritetet vendore punojnë së bashku me DBP-në, këta të fundit do të jenë në gjendje të sigurojnë strehim alternativ për rastet humanitare. Hapi i parë themelor do të ishte formimi i një Komisioni të Përbashkët për Pronësi, në të cilin pushteti lokal në të dy anët e lumt do të punonte së bashku me DBP-në dhe institucionet tjera ndërkombëtare në identifikimin dhe zgjidhjen e çështjeve të kontestueshme.

Mënyra e vetme për zgjidhjen e kësaj çështjeje kyqe është adresimi i zgjidhjes së ankesave individuale për pronë në mënyrë sistematike dhe në pajtim me ligjin. Ligjet dhe procedurat për riktimin e pronës janë të qarta. Tani pasi që kriza humanitare ka kaluar, personat që kanë zaptuar pronën nuk mund të qëndrojnë ilegalisht në shtëpitë e huaja. Dhe zgjidhja e këtij problemi ligjor (dhe i drejtave të njeriut) në Mitrovicë nuk mund të kushtëzohet nga problemet pronësore në pjesët tjera të Kosovës. Nëse pushteti lokal në të dy anët e qytetit do të lansonin një fushtë të përbashkët, sasia e ankesave për pronësi të kontestueshme do të zgjidhej në vitin 2004.

ii) Qeveria lokale në Mitrovicë dhe Zveçan

Pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës ka një popullatë prej 16.500 dhe ka një hapsirë prej 3 kilometra katror. Është pjesa e vetme e Kosovës që ka mbetur nën administrim të drejtpërdrejt të Kombeve të Bashkuara. Çështja është: kujt do ti ja dorëzoj KB-ja kontrollin me përfundimin e adminsitrimit ndërkombëtar? Cila zgjidhje do të ishte e pranueshme për të gjitha palët?

Zgjidhja e ankesave pronësore dhe rivendosja e lirisë së lëvizjes janë themelore për çdo zgjidhje për Mitrovicën, dhe mënyra më e sigurtë drejt normalizimit. Megjithatë, nuk është i mjaftueshëm vetëm normalizimi. Një prej arsyeve pse ka pasur kaq shumë rezistencë për kthimin në shkallë të lartë të pronave të shqiptarve në veri është frika e shumë serbëve se do ta humbasin kontrollin mbi zonën e tyre të vetme urbane në Kosovë.

Mitrovica veriore sot është një qendër e rëndësishme adminsitrative për serbët e Kosovës, me një spital të madh dhe univerzitet. Dispozita e shërbimeve publike është bërë funksioni ekonomik kryesor për Mitrovicën veriore. Shumë serbë frikësohen se me humbjen e kontrollit mbi Mitrovicën veriore dhe institucionet publike të saj, do të kërcënohet ardhmëria e tyre në Kosovë. Kjo paraqet një problem serioz për politikanët serb në Mitrovicë. Shumica nuk e kontestojnë parimin që shqiptarët kanë të drejtë të kthehen në shtëpitë e tyre. Megjithatë, serbet në mënyrë aktive po kërkojnë kthimin e pronësisë së tyre në vendet tjera të Kosovës. Në të njëjtën kohë, perspektiva e kthimit të shqiptarëve në Mitrovicën veriore lind pasiguri të qartë te serbët.

ESI-ja (European Stability Initiative / Iniciativa Evropiane për Stabilitet) propozon ndërprerjen e kësaj nyje duke siguruar komunitetin serb në Mitrovicën veriore për qeverisjen komunale në të ardhmen. Ne propozojmë që, me fillimin e procesit të kthimit të pronës në Mitrovicë, administrata e KB-së në Mitrovicën veriore të filloj vendosjen e administratës shumëetnike për një komunë të re Zveçan-Mitrovicë veriore. Pasi që procesi i kthimit ka përfunduar suksessëm, duhet të bëhet dorëzimi i pushtetit nga KB-ja, bashkë me zgjedhjet komunale për një administratë të re komunale në Zveçan-Mitrovicë veriore.

Ky është një propozim që dallon nga kërkesat e mëparshme të nacionalistëve serb për "ndarjen" e Mitrovicës. Procesi i suksesshëm i kthimit dhe administrata shumëetnike (dygjuhësore) në Mitrovicë veriore/Zveçan do të thoshte se kufiri komunal në mes të këtyre komunave do të ishte: një kufi komunal, dhe jo një kufi i vërtetë në mes të dy regjimeve të ndryshme. Qysh nga vendosja e suksesshme e jurisdikcionit të KB-së në veri, dhe përparimit të konsiderueshëm në vendosjen e institucioneve shumëetnike atje – nga gjykata dhe burgu rajonal deri te Shërbimi Policor i Kosovës – është mirë i vendosur për tu marrur me detyrat që kërkohen për ndërtimin e institucioneve.

Deri në vitin 1990, komuna e Zveçanit dhe Mitrovicës ishin pjesë e një komune të vetme. Sot, askush nuk propozon riintegrimin e Zveçanit në Mitrovicë. Ndryshimi i kufirit komunal për në lum, deri sa në të njëtën kohë duke u siguruar që kufiri të jetë plotësisht administrativ, do të përforconte edhe besimin reciprok edhe do të bënte detyrat e ndërtimit të institucioneve më të realizueshëm.

Një komunë e përbashkët Zveçan-Mitrovicë veriore do të kishte një shumicë serbe. Megjithatë, është me rëndësi të ceket se kjo komunë do kishte edhe një numër të konsiderueshëm të popullatës shqiptare, bashkë me minoritetet. Për ata shqiptar të Kosovës që e kuptojnë rëndësinë e modus vivendi për serbët në Kosovë, duke lejuar që Mitrovica veriore të bashkohet me Zveçanin, do të jepte një sinjal për popullatën serbe se kanë ardhmëri si qytetar të Kosovës. Është një kompomis i arsyeshëm politik, pas ballancimit përmes procesit të kthimit dhe integrimit të plotë të veriut në institucionet e UNMIK-ut / Kosovës.

iii) Institucionet e UNMIK-ut nëpër Kosovë

Një element thelbësor i propozimit të ESI-të ka të bëjë me rolin e institucioneve të UNMIK-ut / Kosovës dhe  qeverisë së Serbisë në Kosovën veriore. Si pjesë e zgjidhjes së pakos, gjyqet paralele, shërbimet inspektuese dhe struktura administrative Serbe (e ashtuquajtur "okrug") do të shpërbëheshin në tërësi. UNMIK-u do të duhej të dëshmonte që ky proces të kompletohet para mbajtjes së zgjedhjeve për komunën Zveçan-Mitrovicë e veriut.

Para dy viteve, Mitrovica veriore kishte shumicën e institucioneve administrative, sikur në çdo rajon tjetër të Serbisë, përfshirë edhe zyrën e administratës rajonale. Megjithatë, edhe atëherë shumica e "shërbimeve inspektuese" nuk ishin funksionale. Ekzistonte një vakum i përgjithshëm i pushtetit, ilegalisht dhe i papërshtatshëm, mbuluar nga struktura "mbrojtëse" jozyrtare si të famëkeqët rojet e urës në veri.  

Shumë çështje rreth institucioneve "paralele" janë zgjidhur në vitin 2002 dhe 2003, pas një marrëveshjeje në mes të PSSP-së Michael Steiner dhe Udhëheqësit të Qendrës Koordinuese për Kosovën në Beograd, Nebojsha Çoviq the me ish Presidentin e atëhershem të RFJ Kryetarin Vojislav Koshtunica. Marrëveshja e tyre çoj deri në shtrirjen e pushtetit të institucioneve të UNMIK-ut/ Kosovës nëpër Kosovën veriore. Sot, vakumi i pushtetit të pasluftës është mbuluar nga policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës.

Elementet e mbetura të sistemit paralel ligjor janë:

Policia: kompletimi i shtrirjes së pushtetit të UNMIK-ut dhe SHPK-së shumëetnike nëpër gjithë territorin. Kjo detyrë në thelb është arritur. Policia shumëetnike veç patrollon në pjesët e përziera etnikisht në Mitrovicën veriore si në Mikronaselje dhe Mahallën e Boshnjakëve.

Gjyqësia: kompletimi i shkqpërderdhjes së gjyqeve paralele nëpër Kosovën veriore, përfshirë edhe gjyqin "rajonal", i cili është kthyer nga azili në Kralevë (Serbi), si dhe gjyqet paralele komunale dhe për kundërvajtje. Kjo gjë është shumë më e lehtë të bëhet tani sesa para dy vitesh. Pa policinë serbe për zbatuar gjykimet, gjyqet dhe shërbimet inspektuese të cilat nuk janë të njohura nga UNMIK-u janë bërë të padobishme. Numri i serbëve që shfrytëzojnë sistemin gjyqësor të UNMIK/Kosovës është rritur befasisht kohëve të fundit, për shkak të nevojës për zbatim efektiv. Gjykatat paralele serbe nuk bëjnë më dëgjimi i rasteve penale. Kjo mund të formalizihot tani.

Inspektoratet administrative: shumica prej këtyre veç janë zhdukur ose janë bërë joaktive për shkak të mungesës së kapacitetit për të zbatuar, përfshirë tregtinë kyqe, si dhe inspektoratet për punë dhe planifikim urban.

Okrug: në Serbi, okrug nikoqirët e shërbimeve inspektuese për qendrat e ndryshme të ministrive. Pa këtë funksion, okrug në Mitrovicë është bërë praktikisht i padallueshëm prej Qendrës Koordinuese, e cila vepron si kanal për ndihmën finaniare të Serbisë për Kosovë. Ky bashkim mund të zyrtarizohet, dhe okrug shpërndahet në tërësi.

Seancat gjyqësore të UNMIK-ut në Mitrovic, të serbëve

 

2000

2001

2002

2003

Rastet për Kundërvajtje

117

328

671

964

Rastet civile

14

38

69

101

Çështjet e trashëgimisë (Gj. Komunal)

8

21

43

87

Rastet penale (Gj. Rajonal)

29

27

78

122

 

Marrëveshje për këto çështje do të ishte një rrugë e gjatë e qartësimit dhe përforcimit të tablos institucionale të Kosovës veriore. Ende do të mbeteshin çështje të cilat do të kërkonin zgjidhje në një nivel më të lartë, posaçërisht për të ardhmen e kujdesit shëndetësor dhe spitalin e Mitrovicës. Mirëpo, përparimi për normalizimin e Mitrovicës nuk duhet të pres zgjidhjen e këtyre çështjeve. Faktikisht, nëse do të kemi një zgjidhje politike për Mitrovicën, çështjet e pazgjidhura do të kalojnë në nivel të çështjeve adminsitrative dhe teknike, dhe do të ishte më lehtë të zgjidhen.

Pjesë kyqe e zgjidhjes pako, megjithatë, do të ishte pranimi që qeveria e Serbisë të ketë rol legjitim dhe shume të rëndësishëm si donator strategjik. Në të vërtet, është në interes të Qeverisë së Kosovës që të identifikoj mënyren se si do të mund të vazhdonte përkrahja e Serbisë në fushën e edukimit të lartë dhe kujdesit shëndetsor në rajonin e Mitrovicës, nëdobi të të gjitha komuniteteve.

Transformimi nga qeveria paralele në donator veç ka përparuar mjaft, dhe Qenda Koordinuese është e angazhuar në mënyrë aktive në një varg të iniciativave zhvillimore në Kosovën veriore. Kompletimi i këtij transformimi do të ishte parakusht për transferimin e pushtetit komunës Zveçan-Mitrovicë veriore.

iv) Strategjia e zhvillimit ekonomik për Mitrovicën dhe Zveçanin

Zveçani dhe Mitrovica janë pjesë e zonës së njejtë ekonomike dhe ballafaqohen me probleme të ngjashme ekonomike. Ardhmëria e tyre është e gërshetuar, duke u nisur nga fakti se zyrat qëndrore të Trepçës janë në Zveçan, dhe që shumica e personelit menaxhues dhe inxhinierëve të nevojshëm për të riaktivizuar cilëndo pjesë të kompanisë gjenden në të dy anët e lumit Ibër. Nuk ka ndonjë kuptim për të ushtruar strategji të ndara zhvillimore. Elementet e strategjisë së besueshme për zhvillim ekonomik për rajonin e Mitrovicës janë debatuar gjërësisht në Wilton Park, dhe do të studijohen në dokumentin e ardhshëm të ESI-të. Në Wilton Park, doli një koncesus që një strategji do të mund të bazohej në tri elemente parimore:

  1. identifikimi i pjesëve të kompleksit të Trepçës që kanë ardhmëri komerciale dhe përkrahja e përpjekjeve të menagjmentit aktual (shumëetnik) të Trepçës për ti ringjall ato;
  2. konvertimi i përkrahjes financiare të cilën e merr Mitrovica nga buxheti i Kosovës dhe ai i Serbisë për konsumin në investime publike, për tu përgatitur për bashkëfinancim nga donatorët ndërkombëtar;
  3. hapja e fondacionit për Mitrovicën si qendër e përsosmëris  për arsimim të lartë për rajonin

Gjithathu ekziston edhe nevoja për investime për të mrëmbajtur dhe zhvilluar infrastrukturën bazë dhe për financimin e pastrimin ambientor.

Një vizion i përbashkët për zhvillimin e Mitrovicës dhe Zveçanit do të krijonte një kornizë, në të cilën sektori privat do të investonte në mënyrë më të besueshme dhe rris punësimin. Zhvillimi i sektorit privat si ndryshim do të ndikojë në zvoglimin e vartësis së Mitrovicës në buxhetin publik.

Gjithashtu është e qartë se një Mitrovicë pasindustriale nuk është në gjendje të financoj iniciativa zhvillimore nga burimet vetjake. Prandaj Mitrovica duhet tërheq përkrahje të jashtme pandërprerë. Zgjidhja e anomalive të pasfuftës do të krijonte shumë stimulime për bashkëpunim – për shembull, me ndërmarrjen e projekteve që kërkojnë bashkëfinancim nga buxheti i Prishtinës dhe Beogradit, si dhe duke ndihmuar dy komunat për të vendosur një strukturë të përbashkët për bashkëpunim ekonomik funksional.

Pëerfundim

Që nga viti 1999, Mitrovica është shëndrruar në një kartë për lojëra të mëdha politike, e zënë në mes të dy palëve të përcaktuara në mënyrë të njëjtë për të mos lëshuar asnjë centimetër të territorit palës tjetër. Për më tepër, në të njëjtën kohë, Mitrovica është një komunitet ku njerzit e vërtetë janë duke u ballafaquar me kriza  të rëndë ekonomike dhe sociale. Pyetja themelore për të gjithë ata që tentojnë ta zgjidhin rebsus e Mitrovicës është: cka është me e rëndësishme – njerzit apo territori?

Ky propozim tenton të përcaktoj logjikën e shumës zero të konfliktit territorial, i cili ka lënë Mitrovicën të ndarë në vitet e fundi. Ky propozim ofron një zgjidhje pako që do ti përgjigjej nevojave të vërteta të Mitrovicës dhe njerzve të saj. Ne besojmë se një zgjidhje për Mitrovicën duhet të dal nga vetë Mitrovica. Siç tha një udhëheqës politik i shqiptarëve të Kosovës në Wilton Park: "ne nuk mund ti presim ndërkombëtarët, ne nuk mund të presim për nivele të ndryshme. Përmirësimi i situatës në Mitrovicë varet nga ne".

Kush do të ishin palët e marrëveshjes së llojit të cekur më lart? Janë katër akterë thelbësor institucional, marrëveshja e të cilëve është e nevojshme: administrata e zgjedhur komunale, e cila aktualisht administron me Mitrovicën veriore; administrata e zgjedhur e Zveçanit; administrata e KB-së në Mitrovicën veriore; dhe Qeveria e Kosovës. Gjithashtu do të ishte e rëndësishme përkrahja e Qendrës Koordinuese për Kosovën, me seli në Beograd.

Sfida për Mitrovicën dhe Zveçanin dhe për përfaqësuesit e tyre politik është për të gjetur rrugën për të siguruar një përkrahje nga jashtë deri sa ende ekziston dhe për të tërhjekur, investime reale përmes një strategjie të besueshme zhvillimore. Për të arritur këtë politikanët vendor duhet të dërgojnë një sinjaë dramatik botës së jashtme. Ata duhet të tregojnë se zgjidhjet burimore mund të gjinden për çështjen e pazgjidhur politike të Mitrovicës, dhe duhet të bëjnë atë shpejtë – gjatë vitit 2004 – para se të humbet vëmendja e botës.